Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja e sotme ne mes Veleçikut dhe Terbunit, luajtur ne fushen e kompleksit sportiv “Vellezerit Duli” ne Koplik. Nje rezultat ky qe nuk i ka bere pune asnjeres skuader sepse me barazim ato nuk i ofrohen kreut.

Sfida ne fakt ka qene e dyluftuar dhe perpjekjet e ekipeve nuk kane munguar per asnje moment qe t’i rrembejne fitoren. Te paret kane kaluar ne avantazh pukjanet me ane te sulmuesit Jurgen Gjini. Ai ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes koplikase ne minuten e 28-te.

Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare nderkohe qe ne te dyten koplikasit i kane shtuar perpjekjet e tyre ne kerkim te golit te barazim dhe pas shume tentativash ia kane dale ta shenojne.

Autor i tij ka qene i mirenjohuri Arsen Banushaj i cili ka shenuar golin e shumepritur ne minuten e 79-te. Ne minutat e mbetura ka patur serish raste shenimi si per Veleçikun ashtu edhe per Terbunin, por ata nuk ia kane dale te shenojne.

Perfundimisht barazim 0-0 dhe dy ekipet ndajne piket duke ruajtur te njejtet pozicione ne tabelen e klasifikimit. Pas javes se 9-te Terbuni ka arritur te grumbulloje 14 pike dhe eshte i pozicionuar ne vendin e peste ndersa Veleçiku ka edhe 14 pike por vetem per arsye golaverazhi ndodhet ne vendin e gjashte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- TERBUNI 1-1

Banushaj ’79/ Gjini ’28