Teuta ia doli të merrte një fitore me mjaft vlera në transfertë kundër Inter D’Escalades. “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 3-0 duke u kualifikuar në këtë mënyrë në turin e tretë të Conference League.

Veç suksesit në aspektin sportiv, në Durrës kanë të drejtë të gëzohen pasi dhe arkat e klubit mbushen ndjeshëm.

Plot 1.2 milionë euro ka fituar deri më tani skuadra e Teutës. 260 mijë euro i akordohen si fituese e titullit kampion, 280 mijë euro në Champions League, 100 mijë euro kalimi në turin e dytë të Conference League, 650 mijë euro turi i dytë i Conference League.

Edhe në rast eleminimi në turin e tretë, Teuta ka arritur të fitojë plot 1 milionë e 290 mijë euro./newsport/