Pas konferencës në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, Kasemiro, morri avionin privat dhe u nis në drejtim të Mançesterit, ku do të ndiqte nga tribuna fitoren e skuadrës së tij.

Menjëherë një grup tifozësh e pritën dhe e rrethuan përpara hyrjes së stadiumit, ndërsa 4 minuta përpara fillimit të ndeshjes, braziliani zbriti të terrenin e “Old Trafford” dhe përshëndeti tifozerinë e tij të re.

Por mbi të gjitha, kalimi në Premier Ligë i Kasemiros ka bërë që me 70 milionë paundët e tij, kampionati anglez në këtë dritare merkatoje të thyejë shifrën historike të transferimeve.

Ajo ka prekur tashmë kuotën 1 miliard e 540 milionë paund, ndërkohë që shpenzimi më i madh ishte regjistruar në vitin 2017 me 1.43 miliardë paund.

Deri tani Çelsi është klubi që ka shpenzuar çmendurinë e 179.1 milionë paundëve, ndërkohë që Lestëri nuk e ka futur ende dorën në xhep për të përforcuar skuadrën e tij.