Ne garat e kampionatit kombetar te xhudos te zhvilluara dy dite me pare ne Tirane, krahas sportisteve te tjere, kane marre pjese edhe ato te ekipit te Beselidhjes. Nen drejtimin e trajnereve Altin Pergjergji dhe Enrik Koça, ky ekip eshte perfaqesuar me 7 sportiste ne kete kampionat.
Ato kane konkurruar ne te tre kategorite per te cilat eshte zhvilluar ky kampionat, ate pre- kadete, kadete dhe seniore (te rritur). Suksesin me te madh nder te gjithe sportistet lezhjane e ka arritur Klevis Gjini, i cili ka konkurruar ne peshen -46 kg, ne kategorine pre- kadete ku ka arritur te zere vendin e pare dhe te shpallet kampion kombetar per kete viti.
Ne vend te dyte nderkohe jane renditur sportistet Fjoralba Marku, Desara Ndoci, Flavio Marku, Fjoarld Marku ndersa ne vende te treta por duke u ngjitur ne podium ne peshat respektive jane renditur Eval Lepuri dhe Mario Prendi.
Fakti qe plot xhudiste te Beselidhjes jane ngjitur ne podium, eshte nje tregues i punes se shkelqyer qe stafi i trajnereve dhe sportistet bejne çdo dite ne stervitje. Dhe nese sivjet, ky ekip u mjaftua vetem me nje titull kampion, per vitin e ardhshem sigurisht qe ambicjet do jete jene shume here me te medha./SHKODRA-SPORT.COM/