Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër do të zhvillojë diskutimin mbi buxhetin e vitit 2020 për Klubin e Futbollit të Vllaznisë. Diskutimi pritet të jetë i “nxehtë” duke parë oshilacionet dhe problemet e mëdha të hasura kohëve të fundit me financimin e klubit shkodran.

Newsport.al ka arritur të sigurojë tabelën përmbledhëse të të ardhurave dhe të shpenzimeve, të parashikuara për klubin e Vllaznisë në vitin e ardhshëm. Ajo që vihet re nga përllogaritja e pasqyrës ekonomike në arkat e klubit të Vllaznisë nuk ngelet asnjë qindarkë si fitim, pasi të ardhurat dhe shpenzimet janë njësojë.

Për klubin e Vllaznisë financuesi më i madh mbetet Bashkia e Shkodrës e cila do të arkëtojë 44 milion lekë të reja. Nga ana tjetër Vllaznia përfiton një shumë të mirë edhe nga e drejta televizive. Më saktë nga Digitalb dhe Supersport të cilët kanë ekskluzivitetin, Vllaznia arkëton rreth 5 milion e 535 mijë lekë të reja. Ndërkohë të ardhurat më të pakta janë nga shitja e lojtarëve, 1 milion e 500 mijë lekë të reja.

Ndërsa shpenzimet më të mëdha janë për pagat e personelit (98 milion e 524 mijë e 796 lekë të reja), ku futen lojtarët, trajnerët stafi mjekësor dhe administrata. Në pasqyrën financiare mungon një parashikim për dhënien e premiove apo një fond për blerjen e lojtarëve. Shpenzimet për akomodimin dhe trajtimin ushqimor zënë vendin e dytë me 13 milion e 363 mijë e 380 lekë të reja.

Për të marrë një informacion më të detajuar, Newsport.al kontaktoi administratorin e Vllaznisë, Suad Licin, por ky i fundit nuk dha një sqarim para mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Më poshtë do të gjeni të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e parashikuara për vitin 2020.

Të ardhura:

Transferta nga Bashkia në janar: 44,000,000 (lekë të reja).

Financime të tjera: 34,315,676 (lekë të reja).

Të drejta televizive FSHF: 5,535,000 (lekë të reja).

Reklama në stadium: 3,000,000 (lekë të reja).

Sponsor kryesor në fanelë: 6,250,000 (lekë të reja).

Nga shitja e biletave: 16,100,000 (lekë të reja).

Shitje lojtarësh: 1,500,000 (lekë të reja).

Akademia nga ekipet e moshave: 6,000,000 (lekë të reja).

Qera nga FSHF: 6,250,000 (lekë të reja).

Totali i të ardhurave: 122,950,676 (lekë të reja).

SHPENZIMET:

Lojtarët+trajnerët: 78,448,646 (lekë të reja).

Stafi mjeksor: 1,680,480 (lekë të reja).

Stafi administrativ: 11,885,820 (lekë të reja).

Stafi akadamia: 6,509,850 (lekë të reja).

Trajtim ushqimor individual: 6,600,000 (lekë të reja).

Trajtimi ushqimor+fjetje ekipi brenda: 1,052,500 (lekë të reja).

Trajtim ushqimor + fjetje ekipi transfertë: 1,540,000 (lekë të reja).

Akademia trajtimi ushqimor+fjetje transfertë: 744,800 (lekë të reja).

Trajtimi ushqimor seanca dimërore: 1,713,040 (lekë të reja).

Trajtimi ushqimor seanca verore: 1,713,040 (lekë të reja).

Qira shtëpie për lojtarët: 3,625,000 (lekë të reja).

Qira fushe: 800,000 (lekë të reja).

Transport brenda: 120,000 (lekë të reja).

Transport transfertë: 1,255,800 (lekë të reja).

Transport transfertë academia: 151,200 (lekë të reja).

Uniforma ekipi I parë: 1,400,000 (lekë të reja).

Uniforma academia: 984,000 (lekë të reja).

Investime të ndryshme: 438,000 (lekë të reja).

Karburant: 396,000 (lekë të reja).

Internet: 46,000 (lekë të reja).

Energji elektrike: 247,000 (lekë të reja).

Ujë: 100,000 (lekë të reja).

Shpenzime auditimi: 420,000 (lekë të reja).

Shpenzime bordesh: 280,000 (lekë të reja).

Mirëmbajtje fushe: 533,000 (lekë të reja).

Operative Zyre: 266,500 (lekë të reja).

Totali i shpenzimeve: 122,950,676 (lekë të reja).