Në limitet e mbylljes së merkatos, Kukësi ka rregjistruar një sulmues brazilian. Gabriel Barbosa është goditja “in-extremis” për Skënder Gegën.

Braziliani vjen në formë huazimi nga ekipi gjigant i kampionatit brazilian, Palmeiras të cilët i kanë vendosur edhe një çmim 23-vjeçarit, plot 1 milionë euro për këdo që dëshiron shërbimet e tij.

Barbosa ka udhëtuar shpesh vitet e fundit në formë huazimi duke provuar shanset e tij në kampionate si Serie B e deri në Korenë e Jugut. Sezonin e fundit lojtari e mbylli në kampionatin grek me Levadiakos dhe tani bëhet gati të performojë në edicionin e ri të Abissnet Superiore.

Barbosa në karrierën e tij ka luajtur 63 ndeshje në total duke shënuar 13 gola.