Deri para tre vitesh “monopolin” e pati Digitalb dhe Supersport, ndoshta me transmetimin me te mire. Me pas ne skene papritur doli platforma Tibo dhe Oversport, nderkohe qe ne sezonin e kaluar gjithçka kaloi ne duart e MCN TV. E kemi fjalen per te drejten e transmetimit te ndeshjeve te Kategorise Superiore te futbollit shqiptar.
Por nderkohe ndonese drejtuesit e ketij kanali benin te ditur deri para pak kohesh se kontrata e tyre me FSHF-ne ishte edhe per dy sezonet e ardhshme, ne fakt burime prane institucionit te futbollit benin te ditur se ky kanal nuk ishte treguar korrekt nga ana financiare dhe prandaj kontrata do te nderpritej.
Por nderkohe, 10 dite perpara fillimit te sezonit te ri te Superiores, ende askush nuk e ka te qarte se çfare do te ndodhe me transmetuesin televiziv. Deri me tani nuk ka ende nje ankand te hapur per shitjen e kesaj te drejte, megjithate ka zera se eshte percaktuar platforma ku do te transmetohen keto ndeshje.
Flitet për Radio Televizionin Shqiptar, me drejtuesit e këtyre të fundit që kanë shprehur interesim për transmetimin e kampionatit, por nuk po gjendet akoma gjuha e përbashkët. Edhe sezonin e kaluar, transmetuesi i kampionatit u bë zyrtar vetëm dy ditë para nisjes së javës së parë dhe mesa duket i njëjti precedent pritet të ndodhë edhe këtë vit. Gjithsesi, nuk përjashtohen surpriza./www.shkodrasport.com/