Paraditen e sotme Teuta e Edi Martinit ka zhvilluar një ndeshje kontrollit ndaj ekipit të 21 vjeçarëve të këtij klubi dhe ka fituar me rezultatin e thellë 9-1 ndaj tij.

Interesant është fakti se nga 10 golat e shënuar në këtë ndeshje, plot 6 prej tyre janë shënuar nga ish- futbollistët e Vllaznisë!!!

Ka qenë mbrojtësi shkodran Brendon Smalji që hapi serinë e golave në minutën e 10-të duke shënuar për ekipin e 21 vjeçarëve, teksa Teuta barazoi shifrat me Rubin Hebaj.

Ky i fundit do të shënonte edhe dy gola të tjerë gjatë kësaj ndeshje, ndërkohë që nuk do të mungonin edhe golat e shënuar nga dy ish- futbollistët e tjerë të Vllaznisë, Silvio Zogaj dhe Ildi Gruda.

Kjo do të thotë se shkodranët vazhdojnë të jenë protagonistë tek të gjithë ekipet e tjera me të cilët do të aktivizohen në sezonin e ri.

FT: TEUTA 9 – 1 TEUTA U21

Hebaj 10′ 55′ 58′, Hoxha 24′, Avdyli 45′, E.Vila 66′, Zogaj 78′ Kapllani 88′ Gruda 90’/ Smajli 10′