Që Superliga shqiptare ka probleme financiare, kjo është e dukshme pasi klubet vuajnë në likuiditetet e futbollistëve. Kategoria Superiore nuk mund të quhet ende një kampionat që sjell të ardhura.

Sipas raportit financiar të fundit që përkon me vitin 2018, dhjetë klubet gjenerojnë 7 milonë euro së bashku. Këto të dhëna janë në rënie me 600 mijë euro nga 2017.

Superliga jonë lë pas nga rajoni vetëm Malin e Zi dhe Kosovën, që gjeneruan respektivisht 5 dhe 4 milionë euro. Raporti tregon se paratë vijnë më së shumti nga bonuset e UEFA-s 47% dhe sponsorizmet dhe e drejta tregtare 41%.

Shitja e lojtarëve në kampionate të huaj zë një pjesë tepër të vogël, vetëm 8%, por gjithsesi është me trend rritës. Shqipëria duhet të bëjë më tepër përpara që të shumfishojë të ardhurat, pasi nuk përfiton shumë edhe nga sponsori i kampionatit.

Një aspekt që penalizon klubet shqiptarë janë stadiumet që nuk i kanë në pronësi. Gjithsesi, nga viti 2017 ka më shumë spektatorë sipas të dhënave të publikuara në raport. /konica.al/