Kupa e Botës po afron. Një kompeticion i tillë me kaq rëndësi njihet për rekordet e shumta dhe të veçanta që vendosen.

Kur duhen edhe 10 ditë që të nisë “Rusi 2018”, më poshtë është një listë me lojtarët më të rinj, që kanë luajtur në Kupën e Botës.

10) Christian Eriksen – Danimarkë – 18v 4m 0d

Debutimi i Christian Eriksen ndodhi në Botërorin e 2010 në Afrikën e Jugut, duke zëvendësuar Thomas Kahlenberg në fund të ndeshjes kundër Holandës, sfidë e humbur me rezultatin 2-0.

Tetë vjet më vonë, kur po i afrohet 100 ndeshjeve me kombëtaren, Eriksen e dërgoi Danimarkën në Rusi, ku do të ndeshen kundër Australisë, Francës dhe Perusë.

9) Manuel Rosas – Meksikë – 18v 2m 26d

Manuel Rosas, me pseudonimin Chaquetas, u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënonte një gol nga pika e bardhë e penalltisë, kundër Argjentinës në vitin 1930, ku gjithashtu ishte edhe lojtari më i ri në një finale. Kundër Francës, ai bëri debutimin në moshën 18 vjeçare.

8) Carvalho Leite – Brazil – 18v 0m 25d

Në Botërorin 1930, Brazili ndodhej në të njëjtin grup me Bolivinë dhe Jugosllavinë. Në ndeshjen e dytë, në fitoren me rezultatin 4-0 ndaj Bolivisë, një adoleshent i quajtur Carvalho Leite bëri debutimin e tij, duke thyer rekord dhe do të ishte lojtari i fundit i mbijetuar nga ekipi Brazilit i edicionit 1930, deri në vitin 2004 kur ndërroi jetë, në moshën 92 vjeçare.

7) Rigobert Song – Kamerun – 17v 11m 18d

Song ka një marrëdhënie të gjatë dhe me famë me futbollin ndërkombëtar, duke përfaqësuar Kamerunin në katër edicione të Botërorit – 1994, 1998, 2002 dhe 2010.

Në edicionin e parë ai ishte vetëm 17 vjeç. Song bëri debutimin e tij në një barazim 2-2 me Suedinë më 19 qershor 1994, para se ai të përjashtohej në ndeshjen e ardhshme kundër Brazilit, duke u bërë lojtari më i ri që ndëshkohet.

6) Bartholomew Ogbeche – Nigeria – 17v 8m 1d

Edicioni i 2002 që u zhvillua në Kore dhe Japoni rezultoi një dështim për ekipin kombëtar të Nigerisë, megjithëse do të kujtohet gjithmonë nga Bartholomeë Ogbeche.

Vetëm 17 vjeç, lojtari që atëherë aktivizohej me Paris Saint-Germain, u aktivizua në dy ndeshjet e grupeve, para se të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar vetëm dy vjet më vonë.

5) Pele – Brazil – 17v 7m 23d

Përfshirja e parë e Pelesë në një Botëror, ishte në edicionin 1958 që u zhvillua në Suedi, ku legjenda ishte titullar në fitoren 2-0 kundër Bashkimit Sovjetik. Pele në atë kohë ishte lojtari më i ri që aktivizohej në një Botëror, lojtari më i ri që shënonte një trigonësh pas fitores me rezultatin 5-2 ndaj Francës dhe gjithashtu më vonë, në të njëjtën kohë do të bëhej lojtari më i ri që aktivizohej dhe shënonte, në një finale Botërori, pasi realizoi dy gola.

4) Salomon Olembe – Kamerun – 17v 6m 3d

Ish-mesfushori i Leeds dhe Wigan, Salomon Olembe bëri debutimin e tij në një botëror në moshën 18 vjeçare, duke e zëvendësuar Samuel Ipoua-n në barazimin 1-1 të Kamerunit kundër Austrisë në vitin 1998. Olembe do të tërhiqej në vitin 2007.

3) Femi Opabunmi – Nigeria – 17v 3m 9d

Karriera ndërkombëtare e Femi Opabunmi-t me Nigerinë ishte e shkurtër, por ai ishte anëtar i skuadrës së vitit 2002 që udhëtoi në Azi. Opabunmi luajti në ndeshjen e fundit në grupe, një 0-0 kundër Anglisë. Lojtari u tërhoq nga futbolli në vitin 2006 për shkak të dëmtimeve.

2) Samuel Eto’o – Kamerun – 17v 3m 7d

Samuel Eto’o ndeshjen e parë me Kamerunin, e zhvilloi një ditë para ditëlindjes së tij të 16-të në vitin 1997 dhe një vit më vonë u bë lojtari më i ri në Kupën e Botës 1998 që u zhvillua në Francë.

Eto’o u shfaq fillimisht gjatë humbjes në takimin në grupe me rezultatin 3-0 ndaj Italisë, në moshën 17 vjeçare. Ish lojtari i Barcelonës, Interit dhe Chelsea-s zhvilloi 118 paraqitje me kombëtaren afrikane.

1) Norman Whiteside – Irlanda e Veriut – 17v 1m 10d

Norman Whiteside rrëmbeu rekordin e Pele si lojtari më i ri në një Botëror, gjatë barazimit 0-0 ndaj Jugosllavisë në Spanjë 1982.

Irlanda e Veriut më pas barazoi me Hondurasin dhe arriti të mundte organizatorët e Spanjës, përpara se të eliminohej në raundin pasardhës. Whiteside u aktivizua në të gjitha ndeshjet. /EDS/