Barcelona dhe Real Madridi këtë të shtunë do të na sjellin spektaklin e shumëpritur të ndeshjes më emocionuese të sezonit futbollit, El Clasico.
Rivaliteti është shtuar edhe më shumë, pavarësisht faktit se mes tyre janë 4 pikë diferencë. Barcelonës do t’i interesonte edhe barazimi, por… kush luan për 1 pikë në klasike?
Madrilenët nuk janë mposhtur në një ndeshje kampionati që nga 25 shtatori i vitit të kaluar, por kanë probleme me dëmtimet dhe Kylian Mbappe ende nuk është përshtatur mirë.
Los Blancos, sidoqoftë, konsiderohen favoritë nga superkompjuteri i Opta-s. Me 10 mijë simulime gjithsej, madrilenët dolën fitues në 45.6% të rasteve, kurse Barcelona 31.0%. Barazimi ndodhi në 23.4% të simulimeve./telesport/