Sandro Tonali ka mbërritur në Milano. Ish-mesfushori i Brescias do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të firmosur më pas me kuqezinjtë.
Pasdite pritet të prezantohet para medieve, ku do të tregojë emocionet e para me fanelën e Milanit.
Ai u transferua te gjiganti italian me formulën e huazimit. Drejtuesit e Milanit duhet të paguajnë 10 milionë euro për shërbimet e tij dhe 15 të tjera nëse do të duan të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit.
Gjithashtu 10 përqind e kartonit mbetet e klubit të Brescias, në rast rishitje të futbollistit./newsport/