Është shpallur tashmë, si çdo vit, klasifikimi i “The Guardian” i lojtarëve më të fortë në planet. Në listën me emrat e 100 lojtarëve më të mirë sipas prestigjiozes britanike, këtë herë ka më shumë emra nga Seria A dhe janë 15 ata që përfaqësojnë kampionatin italian.
Më shumë lojtarë nga Seria A ka Juventusi që përfaqësohet me 7 lojtarë. Më shumë se bardhezinjtë kanë Reali i Madridit, që është ekipi me më shumë përfaqësues, plot 12, Mançester Siti me 11 dhe Barcelona me 9. Nuk mungojnë surprizat.
River Plejti ka një përfaqësues, ashtu si Eintrahti i Frankfurtit.
Renditja e ekipeve sipas numrit të lojtarëve:
12 lojtarë: Real Madrid
11 lojtarë: Mançester Siti
9 lojtarë: Barcelona
7 lojtarë: Juventus, Atletiko Madrid
6 lojtarë: Liverpul, Psg, Totenhem, Çelsi
3 lojtarë: Bajern Mynih, Napoli, Arsenal, Mançester Junajtid
2 lojtarë: Inter, Ajaks, Borusia Dortmund, Lion
1 lojtar: Lacio, Roma, Milan, Everton, Eintraht Frankfurt, PSV, Shutgart, Valencia, River Plejt, Leiçester