Sipas gazetarit Shay Lugassi, lojtari i madh i fundit që përfundoi në shënjestrën e një klubi saudit – emri i të cilit megjithatë nuk u bë i ditur – është ai i Robert Lewandowski, një qendërsulmues shumë i fortë që mbërriti në qytetin katalanas gjatë verës së kaluar.
Polaku 35-vjeçar, i freskët nga një sezon mjaft pozitiv me fanellën blaugrana, me 35 gola në 50 ndeshje, duket se nuk ka shumë dëshirë për të ndërruar ambient.
Në Arabi u përpoqën, por nuk kishte asgjë për të bërë: ata do të provojnë përsëri në janar dhe mund të kemi një transferim të bujshëm.Sërish sipas Shay Lugassi, në fakt, Barcelona-s do t’i ishte bërë një ofertë monstruoze prej rreth 100 milionë euro.
Spanjollët refuzuan, lojtari u tundua por në fund ai vendosi të qëndrojë. Për momentin gjithçka është shtyrë, në janar ose ndoshta në qershor; Lewandowski do të ketë një sezon të fundit të mrekullueshëm dhe më pas ndoshta do të tundohet nga sirenat arabe./telesport/