Gjendja e fushës “Loro Boriçi” është perfekte para ndeshjes së Vllaznisë me Craiovan, më 21 korrik. Lajmin e bën të ditur për Newsport.al vetë adminstratori i stadiumit Shkëlzen Kraja.

Vllaznia postoi më herët ditën e sotme një video në rrjetet sociale, ku ftonte bizneset dhe persona të interesuar për pjesën elektronike të reklamave brenda stadiumit. Gjatë videos dukej se fusha kishte probleme, por Kraja tregon se nuk i përket kësaj periudhe, por është realizuar në janar.

“Fusha është në gjendje perfekte, si nga ana e cilësisë së tapetit, barit dhe ka një kullim të ujit perfekt”, u shpreh Shkëlzen Kraja për Newsport.

Kështu te Vllaznia nuk kanë përse shqetësohen sepse duket që do i presë një fushë në gjendje perfekte, ku u mbetet vetëm të japin maksimumi për të arritur rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit dytë të Conference League.