Vllaznia U21 po ben mire ne kete kampionat dhe me fitoren e djeshme 2-1 ndaj Bylisit i eshte afruar edhe me shume vendit te pare te renditjes. Ndryshe nga ballshiotet qe thuajse ne çdo ndeshje lojtare nga ekipi i pare, tek shkodranet ne fakt kjo gje pak eshte duke u aplikuar.

Trajneri Plori eshte duke u mbeshtetur tek elementi i ri qe ka ne dispozicion çdo dite ne stervitje dhe njeri prej lojtareve qe po spikat eshte padyshim sulmuesi Rigers Muarasaj, i cili shtatorin qe vjen mbush 20 vjeç. Ai ka shenuar edhe diten e djeshme ndaj Bylisit dhe ky ka qene goli i tij i 11-te deri tani ne kampionat.

Nje progres i jashtezakonshem i lojtarit te ardhur nga ekipi U19 i Akademise Vllaznia me te cilin ka luajtur sezonin e kaluar dhe per momentin ky eshte sezoni me i mire ne karrieren e tij.

Ne vitin e pare me ekipin U19 nen drejtimin e trajnerit Luan Zmijani ai luajti 9 ndeshje dhe shenoi 6 gola. Ne vitin e dyte po me kete ekip nen drejtimin e trajnerit Vioresin Sinani ka luajtur ne 18 ndeshje dhe ka shenuar 8 gola.

Dhe sivjet me ekipin U21 nen drejtimin e trajnerit Elvis Plori ai eshte kthyer ne pike referimi. Ka luajtur deri tani ne 15 ndeshje dhe ka shenuar 11 gola. Shifra keto shume te kenaqshme per nje sulmues shtatelarte i cili me siguri qe deri ne fund te sezonit do te shenoje edhe te tjere gola.

Nje ecuri e tille padiskutim qe duhet te fitoje edhe vemendjen e stafit teknik te ekipit te pare, qe ne fakt e ka ndjekur ne ndeshjen e djeshme. Musarajt i duhet dhene nje mundesi te pakten per t’u stervitur apo dhe grumbulluar ne ndeshje te veçanta sepse kemi te bejme me nje sulmues qe premton per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/