Pogradeci është gati për sezonin e ri futbollistik, teksa të këtë të shtunë në orën 17:00, do të ngrejë siparin e sezonit të ri, ku do të përballet me Kastriotin, në duelin e javës së parë. pogradeci besa

Skuadra liqenore rikthehet në Kategorinë e Parë, pas 2 sezonesh në Kategorinë e Dytë. Nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj, pogradecarët do të tentojnë të jenë faktor në kategori.

Kostika Beçka, Franko Kapllani, Jakov Karabatiç, Endrit Kastrati, Ivan Nikoloski, Mateo Pandiç, Miklovan Pere, Cyprian Pius, Freeman Pius, Redon Raza dhe Vagner Duarte janë të gjithë futbollistët e afruar nga Pogradeci në këtë merkato vere, që do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikaj.

Ky i fundit eshte treguar shume i kenaqur me merkaton e zhvilluar nga drejtuesit e klubit dhe beson se skuadra do ta tregoje ne kampionat sesa vlen. Ai madje me batuta eshte shprehur se e rendesishme per nje skuader eshte “me mire ai qe din se ai qe ka” dhe kjo mbetet per t’u pare sesi do te rezultoje ne fushen e betejes ne perballjet me rivalet e saj./www.shkodrasport.com/