Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbyllur ditën e djeshme seleksionimet dhe vëzhgimet për lojtarët e kampionateve kombëtare të datëlindjeve 2001-2004.

Nga seleksionimet e zhvilluara këto tre ditë, janë vëzhguar nga afër rreth 100 lojtarë dhe pjesë e këtyre seleksionimeve kanë qenë edhe disa futbollistë të Akademisë Vllaznia.

Bëhet fjalë për ato të datëlindjes 2002 Nikaj, Çulaj e Xhahysa e për të vijuar me të tjerët e datëlindjeve të tjera, Kaçaj, Qerpiku, Spahija, Papaj, Perloshi, Alivoda, Bebeziqi e Maliqi.

Të pranishëm në seleksionime ishin edhe trajnerët e ekipeve kombëtare, Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama.
Futbollistët e Akademisë Vllaznia janë munduar të japin më të mirën e tyre në këto seleksionime dhe besojmë se do të jenë pjesë e ekipeve kombëtare edhe në të ardhmen.