Sot është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit por Vasil Bici ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si trajner. Ka punuar për 25 vite në drejtimin e skuadrave të ndryshme ku periudhën më të madhe e ka në drejtimin e Besëlidhjes së Lezhës të cilën e ngjiti në nivele të larta.
Më pas ka punuar tek Vllaznia në sezonin 1998-1999, për të vijuar me Bylis, Shkumbinin, Teutën, Dinamon, Besën, Kastriotin dhe në fund Lushnjën, pa përmendur këtu edhe periudhën kur ka qenë zëvendëstrajner i ekipit tonë kombëtar në periudhën kur ai drejtohej nga Medin Zhega.
Gazeta “Shkodra Sport” i ka kërkuar profesor Bicit të ndërtojë një 11-she të lojtarëve më të mirë që ka stërvitur gjatë karrierës së tij si trajner në ekipet e ndryshme ku ka punuar.
Padyshim që kjo ka qenë e vështirë për të megjithatë, ai ka ndërtuar një formacion të këtyre lojtarëve. Kuptohet, që bazën më të madhe e ka vendosur me lojtarët lezhjanë ngaqë ka punuar më gjatë me to. Dhe në fakt janë lojtarë me peshë, duke filluar nga portieri Julian Gjeloshi, mbrojtësit Salvator Kaçaj, Gjovalin Gega e Paulin Deda.
Po ashtu edhe mesfushorët Bledar Kola, Fehmi Rama e Leonard Perloshi. Në këtë formacion janë edhe tre lojtarë të Vllaznisë, Suad Lici, Hamdi Salihi dhe Vioresin Sinani. I 11-ti është një emër tashmë i njohur si trajner por që ka patur një karrierë të suksesshme edhe si futbollist, Gugash Magani.
Zgjedhjet e Bicit ne fakt e kane nje logjike. Kaçaj, Kola, Gjeloshi, Salihi, Sinani, Lici e Perloshi kane luajtur me ekipet kombetare ndersa te tjeret, Deda, Gega, Rama e Magani kane qene lojtare me cilesi te shkelqyera.
Ja formacioni më i mirë i Vasil Bicit: