Trajnerët e 12 skuadrave të Superligës e Kosovës në futboll me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shën më të mirë të vitit në Superligë.
Në formacionin më të mirë të vitit janë futur katër futbollistë të Prishtinës, tre të Feronikelit dhe nga dy futbollistë kane Drita dhe Llapi.
Ne kete formacion bejne pjese edhe dy ish- futbolliste te Vllaznise. Behet fjale per ish- sulmuesin Kastriot Rexha dhe ish-mesfushorin e kuqebluve Yll Hoxha.
Formacioni i vitit në Superligë:
1. Visar Bekaj
2. Armened Thaqi
3. Armend Dallku
4. Leotrim Bekteshi
5. Yll Hoxha
6. Hamdi Namani
7. Endrit Krasniqi
8. Xhevdet Shabani
9. Mendurim Hoti
10. Festim Alidema
11. Kastriot Rexha