Skënderbeu dhe Egnatia kanë ndarë pikët në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Superiores.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 2-të me Iskandarlin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.

Pjesa e dytë ishte më ritmike, deri në momentin kur një tifoz u rrëzua nga shkallët dhe u dërgua me ambulancë në stadium. Loja u ndërpre për të rifilluar pas 15 minutash.

Më pas goli i barazimit erdhi në minutën e 90’+14′ nga një mbrojtës. Pavarësisht tentativave për të fituar duelin asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte.

Kështu Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë.

SKËNDERBEU 1-1 EGNATIA

90’+14′ Frenklin/ 2′ Iskandarli