Trajneri i Kombëtars, Shpresa, Alban Bushi, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet zyrtare që ekipi U-21 do të zhvillojë në datat 4 dhe 8 shtator, respektivisht përballë Austrisë dhe Andorrës.

Në këtë listë bie në sy numri i madh i lojtarëve nga Kategoria Superiore plot 12 të tillë, ku Laçi, Tirana dhe Apolonia përfaqësohen me nga 3 futbollistë.

Ndërkohë Skënderbeu, Teuta dhe Partizani plotësojnë shifrën e 12 lojtarëve me nja 1 përfaqësues secila.

“Kemi folur me drejtuesit e tyre që të paktën mos të kenë shumë minuta, të marrin pjesë në Superkupën e Shqipërisë, se gjithsesi edhe ajo është e rëndësishme, por mos të kenë shumë minuta.

Sepse ngarkesën e kanë pasur shumë të madhe, si në kupat e Europës gjithashtu edhe në Superkupë, plus do të kemi edhe dy ndeshje me ekipin U-21, por shpresojmë që të mos dëmtohen dhe të kenë formën më të mirë që do të vijnë në grumbullim. Do të jenë pjesë e Superkupë”-ka thene trajneri Bushi.