Futbollistët e Kombëtares shqiptare të Shpresave janë duke bërë një sezon të shkëlqyer, ndërsa mes tyre është edhe Albion Ademi.

Sulmuesi i ka bërë një nisje speciale sezonit me Mariehamn në Finlandë, duke shënuar 12 gola në 13 takime. Për shërbimet e 21 vjeçarit interesohet edhe Dinamo Zagreb në Kroaci.

Gjigantët e Kroacisë janë duke negociuar me klubin e Ademit, që nuk ishte prezent në dy ndeshjet e fundit me U21 e Alban Bushit pasi nuk u lejua nga finlandezët prej Covid-19.

Deri në këto çaste lojtari I lindur në Turku të Finlandës kryeson listën e golashënuesve në vendin nordik, duke ngjallur interesin e mjaft klubeve./newsport/