Disa prej ekipeve të të rinjve në Sportklub Vllaznia kanë patur një ecuri të jashtëzakonshme në këtë sezon.
Dhe përveç ekipit të volejbollit të të rejave të që ka një ecuri prej 13 fitoresh në po kaq ndeshje të luajtura, aty pranë është edhe ai i basketbollit të të rejave.
Ky ekip që drejtohet nga trajnerët Xhuli Shestani dhe Renato Radoja, ka arritur të koleksionojë 12 fitore në 12 ndeshje të luajtura.
Për rrjedhojë, ka zënë vendin e parë në përfundim të dy fazëve të para të kampionatit.
Duke lënë tre pikë pas Flamurtarin e vendit të dytë që ka pësuar tre humbje.
Një ecuri e tillë e bën ekipin shkodran pretendent absolut për fitimin e titullit kampion këtë sezon.
Ndërkohë tashmë ka mbetur për t’u zhvilluar faza më interesante e kampionatit, ajo e play off-it.
Sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia e vendit të parë do të luajë me Partizanin e vendit të katërt ndërsa Flamurtari do të ndeshet me The Roses.
© shkodrasport.com