Besëlidhja ashtu si dhe në vitet e shkuara ka si synim që të ngjitet në elitë, ndonëse edhe këtë sezon konkurrenca është e madhe në Kategorinë e Parë.
Keshtu ndodh edhe në Grupin A ku militojnë lezhjanët, ku ka ekipe me pretendime si: Burreli, Korabi, Erzeni, Dinamo etj.
U bënë 12 sezone që militojnë në Kategorinë e Parë dhe në Lezhë janë gati të bindur se ky do të jetë i fundit në Inferiore, ku skuadra një sezon provoi që të luajë edhe në Kategorinë e Dytë, çka ishte me të vërtetë katastrofë për një klub me histori si Besëlidhja.
Pasi kanë grumbulluar 6 pikë në 180 minutat e para dhe me goleada, skuadra duket në rrugë të mbarë e për më tepër edhe një grup lojtarësh, ku shumica e titullarëve kanë pasur mundësi që të jenë edhe titullarë në skuadra të elitës sonë./Vipsport/