Trajneri Brdariç edhe për përballjen ndaj Partizanit, një nga më të vështirat e kuqebluve në këtë periudhë, duket se do të ketë jo pak probleme për sa u përket lojtarëve që do të hedhë në fushë nga minuta e parë e këtë përballje.
Nga sa dihet për këtë takim nuk do të jetë i gatshëm për arsye kartonësh kapiteni Gurishta, por edhe Imami për arsye dëmtimi. Pra, dy mbrojtës tepër të rëndësishëm për Vllazninë, që kanë qenë konstant me paraqitjet e tyre këtë sezon dhe një armë shumë e fortë në prapavijë.
Në mungesë të tyre, Partizani pritet të shfrytëzojë disa hapësira më shumë dhe duket si mundësia ideale për lojtari si Çinari, Asani e Zhunior për të ndëshkuar.
Mungesa e Gurishtës dhe e Imamit, shqetëson jo pak trajnerin Brdariç, i cili duhet të mendojë për një plan B për të ndalur “demat e kuq”.