Vllaznia ka zhvilluar paraditen e sotme seancen e dyte pergatitore per ndeshjen e rradhes, ate te se henes ndaj Teutes qe do te zhvilloje ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ajo eshte zhvilluar ne fushen sportive te Golemit dhe skuadra eshte ndare ne tre grupe. Ne njerin kane qene lojtaret te cilet kane luajtur si titullare ndaj Tiranes te cilet kane zhvilluar nje stervitje te lehte, kryesisht lojera, nen drejtimin e zevendestrajnerit Plori.

Pjesa tjeter, lojtaret qe nuk kane luajtur te merkuren kane zhvilluar nje stervitje kryesisht taktime me trajnerin Brdariç dhe ndihmesin e tij Osja.

Nderkohe diku me tutje ka qene trajneri i portiereve Lekiqi bashke me portieret Zogoviç, Qarri dhe Shkoza duke zhvilluar ushtrimet e zakonshme.

Ekipi do te vijoje procesin stervitor me seancen e neserme e po ashtu do te kete edhe te dielen nje te fundit para ndeshjes me durrsaket ku padyshim qe do te synohet vetem fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/