Vllaznia është duke punuar në merkato. Shkodranët kanë zyrtarizuar disa prurje gjatë këtyre ditëve, ndërsa dje afruan një sulmues brazilian nga Italia.

Së fundmi, edhe ish-sulmuesi që e mbylli me Tiranën sezonin e fundit, Ismael Dunga do nënshkruaj për shkodranët.

Sipas asaj që raporton nga Shkodra gazetari Denis Bajraktari, Dunga gjendet në kryeqendrën e veriut dhe shumë shpejt do të bashkohet me ekipin, duke hedhur më parë fimën në kontratë.

Lojtari është aktivizuar në sezonin e fundit 14 ndeshje me Tiranën, duke shënuar 4 gola. Më hërët keniani ka qenë pjesë edhe e Luftëtarit në Superligë, ku ka gjetur 11 herë rrjetën./newsport/