14 shoqata sportive qe funksionojne ne Shkoder dhe qe mbeshteten me fonde nga Bashkia Shkoder, i kane kerkuar kryetarit te Bashkise Shkoder Bardh Spahia qe te marrin pjese ne nje degjese ne lidhje me projekt- buxhetin e vitit 2023, per fondet qe parashikohen te vihen ne dispozicion te tyre per periudhen 2023-2025 si dhe per investimet ne infrastrukturen sportive per vitin qe vjen.

Nje kerkese e tille vjen ne nje moment kur po i drejtohemi fundit te vitit dhe Bashkia Shkoder ka nisur konsultimet me aktoret perfitues te çdo fushe, por nderkohe nga praktika e meparshme, ndarja e fondeve eshte bere pa qene te pranishem njerezit e duhur.

Pikerisht per kete arsye, por edhe per faktin se ne qershor te vitit te ardhshem pikerisht me date 30, do te mbyllet projekti i perfituar nga programi ReLoad nderkohe qe pritet të hapet përsëri thirrja për projekte për mundësimin e vazhdimësisë së mbështjetjes financiare të Bashkisë Shkodër ndaj ekipeve shumësportëshe përfaqësuese të emblemës së VLLAZNISË.

Bashkepunimi i deritanishem i Bashkise Shkoder me te gjitha shoqatat perfituese te ketij projekti, ka qene shume i mire por keto te fundit duan qe per periudhen e ardhshme te ulen dhe te diskutojne sebashku me institucionin e pushtetit lokal.

Per kete arsye, 14 shoqatat te perfaqesuara nga Florian Zekja, Aleksander Leqejza, Bledar Gjeçaj, Albert Marashi, Zef Gjoni, Leonat Kola, Artur Lagja, Nazmi Elezi, Lazer Matija, Kol Shiroka, Leonard Luli, Aurora Shkoza, Tonin Binoshi dhe Altin Loshi, kane bere nje kerkese drejtuar Bashkise Shkoder per te organizuar nje degjese me to, per te ardhmen e sportit ne Shkoder.

Tashme duhet pritur vendimi i drejtuesve te Bashkise nese do te ulet me ta apo jo. Ajo çfare eshte fakt, ka te beje me nje renie te cilesise se sportit ne Shkoder keto vitet e fundit, shoqeruar me mungesen e rezultateve sportive por edhe me largimin e shume sportisteve cilesore jashte vendit ose ne ekipe te tjera brenda Shqiperise.

Fakti qe ne çdo sport, dalin çdo vit ekip me sponsore te fuqishem, ben qe ekipet e Vllaznise te jene te pafuqishem per te rivalizuar me to sepse kane si mbeshtetje financiare vetem Bashkine Shkoder, prandaj dhe per te ardhmen duhet menduar nje zgjidhje tjeter per te qene ne nivel konkurrues me ekipet e tjera te vendit./SHKODRA-SPORT.COM/