Pas disa muajsh në stërvitje, futbollisti 14 vjeçar shkodran është rregjistruar sot edhe zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai është tashmë pjesë e Akademisë “OSTIANTICA CALCIO 1926”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në rrjetet e tij sociale teksa ka postuar edhe disa foto në zyrat e klubit ku është sëbashku me drejtorin sportiv Massimiliano Di Giulio.

Brendon Krepi është një nga futbollistët më të talentuar të moshave në Shkodër teksa ka spikatur me lojërat dhe performancat e tij si me ekipin “Djelmnia shkodrane” pjesë e të cilit ka qenë deri para pak kohësh, por edhe me ekipet kombëtare rajonale.

Por prej disa muajsh sëbashku me familjen e tij është spostuar për në Itali, aty ku tashmë do të vazhdojë të ndjekë pasionin e tij të madh, futbollin.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se për disa kohë është stërvitur me një nga ekipet filiale të Romës dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e “OSTIANTICA CALCIO 1926” me të cilin do të luajë edhe në ndeshjet e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/