Armando Broja ka shpërthyer në sezonin që lamë pas me Viteshen duke u kthyer në protagonist në Eredivisie. Sulmuesi shqiptar ka nisur prej të hënës që të stërvitet me ekipin e parë.

Së fundmi ka dalë fotografia e parë e futbollistit kuqezi me fanellën e Chelseat. Kjo do te thote se gjasat jane qe ai te kthehet serish ne rradhet e kesaj skuadre.

Lojtari me origjine nga Malesia e Madhe po stërvitet në drejtimin e Tuchel së bashku me Ruben Loftus-Cheek, Danny Drinkwater, Davide Zappacosta, Conor Gallagher, Marc Guehi, Trevoh Chalobah, Armando Broja, Christian Pulisic dhe Malang Sarr.

Ndërkohë në ditët në vijim do të afrohen edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë tê angazhuar deri në fazat e fundit të Europianit. /Sport Ekspres/