Lajme të mira për portierin e Vllaznisë Alen Sherri. Ai prej disa ndeshjesh, pikërisht që nga ndeshja e parë e kupës me Tiranën, ka fituar vendin e titullarit në portën shkodrane. Natyrisht që kjo ka qenë një ëndërr e madhe e tij dhe ai po e përjeton në mënyrën e duhur këtë gjë. Por, dita e sotme i ka dhuruar një tjetër të veçantë atij. Ai ka patur ditëlindjen, ka festuar 20 vjetorin e lindjes.

Një përvjetor që nuk ka mundur dot ta festojë me familjen sepse është i grumbulluar me ekipin në prag të ndeshjes me Kamzën. Por gjithsesi kjo ditëlindje nuk ka kaluar pa u festuar. Shokët e ekipit dhe stafi teknik i kanë bërë dhuratë tortën e ditëlindjes dhe ky moment i ka shkaktur jo pak emocione atij. Gazeta “Shkodra Sport” me këtë rast i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura Alen Sherrit dhe një karrierë sa më të suksesshme!

© shkodrasport.com