Me dy golat e shenuar dje ndaj Tiranes, sulmuesi i Vllaznise Bekim Balaj eshte ngjitur ne kuoten 15 dhe si rrjedhoje vazhdon te ece i sigurte drejt fitimit te “Kepuces se Arte” te ketij sezoni.
Por nga ana tjeter, me golat e djeshem numri 9 i kuqebluve ka vendosur edhe nje rekord personal te karrieres se tij sepse ka shenuar me shume gola se asnjehere tjeter me pare.
Rekordin e meparshem e ka patur ne sezonin 2011-2012 kur ishte pjese e Tiranes kur ne 24 ndeshje te luajtura, ai arriti te shenonte 13 gola.
Sivjet nderkohe jo vetem e ka thyer, por do te tentoje te shenoje edhe me shume. Pavaresisht moshes se tij, Bekim Balaj eshte i vendosur per te thyer rekorde me Vllaznine e tij. Kesaj ecurie i ka bere jehone edhe vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen e tij./www.shkodrasport.com/