Lojtari me origjine nga Ramza- Gabriel Ramaj ka zgjedhur te luaje me ekipet kombetare te moshave te Italise. Per kete arsye ditet e fundit ai eshte ftuar ne grumbullimin e rradhes te kombetares U17 te ketij ekipi.
Ne fakt, ne muajin qershor te ketij viti, Ramaj ka qene pjese e kombetares U17 te Shqiperise qe mori pjese ne “Torneo delle Nazione 2021” qe u zhvillua ne Venecia.
Por nderkohe dy muaj me pas, 15 vjeçari me origjine nga Razma mesohet se eshte grumbulluar me kombetaren U16 te Italise e cila po përgatit grupin për edicionin e ardhshëm të eliminatoreve të Europianit nën drejtimin e Daniele Zoratos.
Në listën e lojtarëve ka emra nga klubet kryesore italiane, pasi në këtë grumbullim, Italia do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës dhe djaloshi shqiptar pritet të jetë titullar, pasi vlerësohet si një talent përtej Adriatikut.
Ramaj eshte rritur tek Akademia e Parmes ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, nderkohe qe prej nje viti eshte bashkuar me Akademine e Atalantes. Luan si qendermbrojtes dhe vleresohet per talentin qe posedon, prandaj dhe Italia ka shpejtuar ta beje pjese te kombetareve te saj./SHKODRA-SPORT.COM/