Kevin Zefi është një prej shqiptarëve të talentuar që ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën, ashtu siç kane bere edhe dy shkodrane te tjere, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata. Sot do te ndalemi tek Zefi sepse eshte bere protagonist ne media si rrjedhoje e ofertave qe kane ardhur ne adrese te tij.

Sulmuesi 15-vjeçar me origjine nga Shkodra është pjesë e Shamrock Rovers dhe në dhjetori i shënoi dy here kombëtares së Anglisë U15 dhe me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Madje edhe në Itali. Interi është klubi që e do djaloshin me origjinë nga Shkodra. Zefi i ka shënuar edhe Austrisë U17 dhe në mars iu kërkua të bënte një provë te PSV Eindhohen.

Pandemia ia anuloi atë dhe tani Interi po tenton ta transferojë në Itali. “The Sun” shkruan se për Zefin ka mbajtur shënime edhe Juventusi, por tani Interi është një hap para tyre dhe rivalëve të tjerë./abcnews/