Klubi i Futbollit të Femrave “Juban Danja” ka përvjetorin e 15- të të formimit, si i pari i këtij sporti në Shqipëri. Natyrisht, nuk do të mungonte festa dhe mënyra më e mirë, është një miqësore me një ekip nga Kosova. E kështu ka ndodhur.

Ajo është mikpritur nga KF Murlani në fushën e tij në Barbullush, duke përcjellë kështu një simbolikë të fortë: Një klub i sapolindur dhe me shumë ambicje për të ecur përpara, feston bashkë me Juban Danja 15 vjetorin e formimit.

Ndeshja miqësore është zhvilluar me KFF Vizion nga Ferizaj i Kosovës dhe kanë qenë këta të fundit ë i kanë bërë jehonë jo vetëm ndeshjes por edhe mikpritjes nga KF Murlani por edhe Gardenland Resort në Barbullush të Shkodrës.

“Sot në Barbullush në ndeshjen Kff Juban Danja – KFF VIZIONI , në 15 vjetorin e themelimit të KFF JUBAN DANJA . Falenderojmë presidentin Z. Ferdinand Jaku njëherit miku im i çmuar .

Njëherit falenderojmë edhe nikoqirin Z. Bledi Rraboshta pronar i Gardenland Resort për mikëpritjen vllazërore.”, thuhet të postimin në rrjete sociale të klubit kosovar të KFF Vizioni i Ferizajt të Kosovës./shkodraweb/