150 mijë euro në arkat e Partizanit para derbit të kryeqytetit, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në arenën kombëtare. “Demat” kanë arritur marrëveshjen përfundimtare me FC Polissya Zhytomyr për shitjen e Andi Hadrojt.
Drejtuesit e kuq kanë mbajtur edhe 10% të kartonit të lojtarit.
Ky i fundit kla firmosur një kontratë 3.5 vite me ukrainasit, nga ku do të përfitojë 12 mijë euro në muaj. Mbetet tashmë vetëm zyrtarizimi nga ana e protagonistëve.
Mbrojtësi në këtë sezon ka zhvilluar 9 ndeshje në kampionat me kryeqytetasit, teksa në javët e fundit nuk është preferuar nga Aleksandar veselinovic. Gjithashtu kujtojmë se pukjani ka qenë në grumbulluar me Kombëtaren për sfidat e Nations League.