Real Madridi dhe “Adidas” janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje të re, sipas “El Confidencial”. Kjo kontratë e re nënkupton që “Adidas” do të përdorë të njëjtën formulë si “Nike” me Barcelonën, duke i ndarë të ardhurat kryesore me një shumë fikse, ndërsa pjesën tjetër në forma të ndryshme.

Kështu, Real Madridi do të marrë 120 milionë euro fikse në vit dhe 30 milionë euro të tjera sipas variablave të parashikuara, referuar një kontrate për 10 sezonet e ardhshme.

Kontrata mes Real Madridit dhe “Adidas” do të bëhet publike në javët e ardhshme, në bazë të të cilës, përfitimet e “Los Blancos” do të shkojnë nga 52 milionë euro në më shumë se 100 milionë euro. Marrëveshja e re do të hyjë në fuqi në vitin 2020.telesport/