Pas 16 vitesh pritje, Leeds është ngjitur zyrtarisht në Premier League. Me humbjen e West Brom,skuada e drejtuar nga Marcelo Bielsa ka siguaruar matematikisht vendin e parë dhe ngjitjen direkt në elitën e futbollit anglez.
Leeds United kryeson Championshpin me 87 pikë, 5 më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Ëest Brom që sot humbi ndërsa duhen ende dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit për skuadrën e Bielsas.
Fitorja e Leeds nga 1-0 ndaj Barnsley të enjten, i detyronte WBA-në që të shënonte fitore dhe të merrte tre pikë, por humbja e tyre dje dhe verdiktin e fundit.
Forma e tyre ka qenë e shkëlqyer gjatë 11 muajve të fundit, duke grumbulluar 87 pikë pas 44 ndeshjeve.
Që nga ndeshja e fundit e Leeds në Ligën Premier, 1-0 ndaj Chelsea në vitin 2004, kanë qenë 28 klube të ndryshme që kanë arritur promovimin në nivelin e parë.
Në nga ajo periudhë, Leeds kanë luajtur 734 ndeshje në ligat tjera, ku aty kanë luajtur 268 lojtarë dhe klubi ka ndërruar 15 trajnerë.