Nga Gjergj KOLA

Eshte vetem 16 vjeç, por per te po flitet gjithnje e me shume. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Gabriel Kulla, i cili vazhdon te beje mire dhe te shenoje per ekipin e tij Sasso Marconi, ekip te rriturish qe merr pjese ne kategorite amatore te futbollit italian.

Kulla eshte rritur tek Akademia “Djelmnia shkodrane” dhe prej diçka me shume se dy vitesh ka kaluar ne vendin fqinj, ku per arsye dokumentacioni aktualisht po luan ne kete kampionat, pavaresisht diferences se moshes me shumicen e futbollisteve te ketij kampionati.

Megjithate Kulla po tregon vlerat e tij dhe keshtu ka bere edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te se dieles kunder ekipit VIS Novafeltria Calcio te cilen Sasso Marconi e ka fituar me rezultatin 4-1 dhe pikerisht golin e katert e ka shenuar futbollisti shqiptar qe luan ne rradhet e tij.

Sasso Marconi ndodhet ne vendin e pare te grupit B te kategorise “Eccellenza” dhe thuajse e ka siguruar kalimin ne Seria D, por me shume mundesi Gabriel Kulla sezonin e ardhshem nuk do te jete me pjese e ketij ekipi sepse per te kane shprehur interes klube si Bologna etj dhe per kete arsye pritet te kete nje transferim te tij./www.shkodrasport.com/