Sulmuesi i Akademisë së Milan, Francesco Camarda konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit italian, me “bomberin” që debutoi sezonin e shkuar me “Kuqezinjtë” e Milanos në Serie A, në sfidën e nëntorit kundër “Violëve” të Fiorentina, dhe tashmë 16-vjeçari është kthyer në objektivin e disa prej skuadrave në Europë.
Konkretisht, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë duke monitoruar sulmuesin, që më 10 mars do të festojë 17 vjetorin e lindjes dhe më pas do të ketë mundësinë të firmosë edhe një kontratë profesionale, megjithatë deri më tani jo gjithçka po shkon siç duhet me “gjigantët” e Serie A.
Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane është mësuar se i talentuari, Camarda dhe “Djajtë” e Milan ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën dhe kjo ka bërë që “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të ndjekin me interes të ardhmen e 16-vjeçarit. /abcnews/