Futbollisti 16 vjeçar shkodran Marçelino Preka prej dites se sotme ndodhet ne Itali, atje ku do te qendroje per prove disa dite tek ekipi SPAL. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga drejtuesit e KF Shkodra, pjese e te ciles eshte lojtari

Talenti shkodran siç dihet eshte pjese e kombetares U17 te Shqiperise, luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe ka disa kohe qe eshte nen vezhgimin e shume menaxhereve te huaj.

KF Shkodra e cila zoteron kartonin e lojtari, mesohet te kete autorizuar menaxherin Andrea D’amiço per 2 muaj për ta menaxhuar dhe vëzhguar këtë lojtar. Kete here do te jete ne prove tek Spal në Ferrara.

Per kete arsye, Preka bashke me trajnerin Rudi Piraniqi jane nisur sot drejt Italise. Nëse e fiton prove, lojtari shkodran do të vazhdoje shkollimin dhe stërvitjen atje, duke pasur parasysh se ai është nën moshë dhe është gjetur kjo rrugë për të qenë në provë tek kjo Akademi, e cila është ndër më të mirat në Itali.”

Endrrat e lojtarit jane te medha dhe ai shpreson qe te beje mire ne kete prove per te nisur kesisoj nje rrugetim te ri ne futbollin europian. Deshiron ta nise nga Italia dhe nisur nga te dhenat qe disponon, pritet te binde drejtuesit e Spal.
© shkodrasport.com