Jurgen Dushkaj firmos me Llapin në Superligën e Kosovës. Mesfushori nga Lezha ka luajtur në të kaluarën me skuadra të njohura në Shqipëri, duke filluar nga Ada kur ka qene 19 vjeç, e per te kaluar tek ekipe si Bylis, Kukësi e Luftëtari, ndërsa ka provuar edhe aventura në Rumani tek Sepsi OSK Sf. Gheorghe e Sporting Liesti, ndërsa tani do të luajë për Llapin.

Në pjesën e parë të sezonit, Dushkaj ishte pjesë e Onixit dhe do të jetë sërish pjesë e futbollit kosovar, por këtë herë me Llapin. Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Superligës së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.

Postimi i Llapit:

Klubi i Futbollit Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut, Jurgen Dushkaj.

Dushkaj, 26 vjeçar, i lindur më 09.06.1995, i gjatë 183 cm ka bërë karrierë në Shqipëri tek skuadra e Luftëtarit, Bylisit e Kukësit, kurse edhe në Rumani tek Sepsi OSK Sf. Gheorghe e Sporting Liesti.

Tek klubi ynë vie pas një aventure të shkurtër tek skuadra e Onixit. Dushkaj me klubin tonë është bashkangjitur gjatë fazës përgatitore në Antali dhe pas kompletimit të dokumentacionit kemi arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës për gjashtë muaj me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.