Fundi i sezonit po afron dhe padyshim qe po diskutohet per shume gjera edhe ne lidhje edhe me sezonin e ri. Kohet e fundit ka patur shume pakenaqesi ne lidhje me skemen aktuale te kategorise se pare sepse jane ne gare 20 skuadra per vetem 2 vende qe shkojne ne Superlige.

Në një sondazh të gazetës “Panorama Sport” ku është bërë pjesë edhe ekipi i Burrelit , 17 ekipe janë shprehur kundër formulës aktuale dhe vetëm 3 janë pro. Sipas tyre, është një formulë krejtësisht e dështuar që prodhon vetëm ndeshje të trukuara, aleanca dhe pazare mes skuadrave. Ja të gjitha reagimet e klubeve dhe argumentimi që ato bëjnë për votën që kanë dhënë.

Nder 3 ekipet e vetme qe jane pro skemes me 10 ekipe ne Superiore, ka qene edhe Vllaznia e cila mbeshtet kete skeme ngaqe futbolli shqiptar po kalon shume probleme financiare dhe rritja e numrit te ekipeve, do te shtonte edhe numrin e skuadrave me keto probleme.

Klubi i futbollit Vllaznia, në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Kjo formulë është zgjedhur dhe duhet ta pranojmë kështu siç është. Ndërkohë, mund të themi që kampionati i ardhshëm i Superiores të jetë kështu siç është, me 10 skuadra.

Shumë skuadra që mund të jenë pjesë e një kampionati me 12 apo 14 skuadra, mund që të kenë probleme financiare gjatë rrugëtimit të sezonit, gjë që mund të prishë më pas edhe garën në shumë drejtime”.
© shkodrasport.com