Jasmin Raboshta është i larguari i radhës nga skuadra e Vorës. Pas Albi Xhebrahimi, Redon Raza, Fadil Meta dhe Eridon Qardaku ka qenë radha e Raboshtës për të lënë Vorën.
Sulmuesi shkodran ka qenë golashënuesi më i mirë i Vorës në sezonin e fundit, ku shënoi 17 gola. Divorcin e ka bërë zyrtar edhe vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Faleminderit Jasmin Raboshta. FK Vora njofton largimin e lojtarit Jasmin Raboshta.
Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Shprehim mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën”.
Ky është postimi i Vorës për largimin e sulmuesit Jasmin Rraboshta. Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i ardhshem per sulmuesin shkodran i cili ne çdo sezon vazhdon te tregoje nje forme te shkelqyer duke qene mes golashenuesve me te mire te kampionatit ku ka luajtur.