Futbolli i femrave në vendin tonë po rritet nga viti në viti dhe padyshim që merita në këtë drejtim është e të gjithë aktorëve të tij.

Duke nisur nga sportistet, trajnerët, FSHF apo dhe media e cila po shfaq gjithnjë e më shumë interes për këtë lloj futbolli.

Dita e sotme ndërkohë duket se ka qenë e veçantë për kapitenen e ekipit “Juban Danja”, pikërisht Klaudia Rrotanin.

Ajo sot ka mbushur plot 8 vite që merret me futboll dhe për këtë, përmes një postimi në “facebook” ka lëshuar falenderime pa fund.

Kuptohet që duket shumë e kënaqur për rrugën që ka zgjedhur dhe këtë ia dedikon Zotit, familjes, miqve por edhe Ferdinand Jakut dhe “Juban Danjes”.

Në fund të këtij dedikimi ajo shkruan: “Andrra vazhdon…”. Shumë domethënëse kjo sepse Rrotani duket se ka ende plane për të realizuar. Me këtë ekip, me kombëtaren por edhe shumë gjëra të tjera.
© shkodrasport.com