Gazetari i njohur shkodran, Gaspër Marku, ka gjetur një mënyrë unike për të zbutur sadopak dëshpërimin e madh në kryeqendrën e veriut, pas rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë.
Duke “rrëmuar” nëpër arkivat e tij, Marku ka publikuar në faqen e vet të Facebook-ut një moment nostalgjik, që daton 17 vite më parë, kur skuadra kuqeblu shpallej kampione e Shqipërisë.
Ishte koha e ish-presidentit të ndjerë Myftar Çela, hera e fundit kur shkodranët festonin titullin kampion.
Pamjet dhe statusi përkatës thonë shumëçka, tregojnë hendekun e asaj kohe dhe aktualitetit të Vllaznisë së Shkodër Loces, nga kampione në kategorinë inferiore:
“Nostalgji…. 17 vite më paëe, kur komentoja Vllazninë kampione të sezonit 2000-2001! Kur do të vijë momenti tjetër?!? Urojmë sa më shpejt!”