Mehdi Çoba i datelindjes 09.03.2000 ka kaluar nje testim ne Turqi dhe tashme ka siguruar kalimin nga skuadra AAS ne Shkoder ne nje akademi te rendesishme futbolli ne Turqi.I pyetur lidhur me kete arritje,kembeshpejti shkodran qe i pershkruan 100 m me pak se 11.5 sekonda eshte shprehur i lumtur qe do te vazhdoj karieren jashte Shqiperise.
“Me te vertete ndihem me fat qe ne testimin e fundit qe kryeva ne Stamboll midis 36 futbollsteve me te mire nga Shqiperia te jem midis tre te perzgjedhurit per te vazhduar debutimin ne nje akademi te njohur ne Turqi.Padyshim qe jam i lumtur per kete arritje qe dua ta ndaj edhe me profesorin tim te atletikes Isak Bala dhe profesorin e futbollit Malvin Meçarovi te cilet kane dhene ndihmesen e tyre qe une te jem ketu ku jam.Nje falenderim i vecante shkon edhe per drejtuesit e skuadres Arben Haveri dhe Agim Daija te cilet kane dhene nje ndihmese te jashtezakonshme per suksesin e skuadres ku ne per kete sezon arritem te futeshim ne grupin e Superliges Shqiptare me skuadren e U-17 dhe U-19.Por nje urim special shkon per familjen time qe gjithmone me ka mbeshtetur per te ecur perpara dhe ne menyre re vecante per menaxherin e palodhur Arber Emiri qe gjithmone me ka ndihmuar per te rregulluar gjithcka ne lojen time.Premtoj se shume shpejt do te jem pjese e skuadres kuq e zi qe padyshim eshte nje ender e cdo futbollisti qe aspiron re ece perpara.Jam me fat qe kompania qe do menaxhoj levizjet e mia eshte edhe kompania e futbollistit te perfaqesueses Sokol Cikalleshi, nga i cili shpresoj te mesoj shume.Mendoj se jo vetem tek skuadra ime ka futbolliste shume te mire dhe te talentuar por edhe tek skuadrat e tjera me te cilet jemi ndeshur kam pare shume futbolliste qe e meritojne te vleresohen.” Duke i uruar shume suksese ne aventuren e tij jashte Shqiperise ne i urojme talentit tone qe te jete gjithmone nje goleshenues dhe futbollist i ekipeve perfaqesues.
© shkodrasport.com