Eshte vetem 17 vjeç, ka lindur ne Nikël te Fushe- Krujes dhe konsiderohet nje element me shume te ardhme. Nga sot eshte pjese e KF Tirana dhe fillimisht do te luaje me ekipin U21 te bardhebluve. E kemi fjalen per nje futbollist te talentuar dhe me shume perspektive si Hamit Kallmeti.
Eshte formuar si futbollist tek Akademia e Futbollit, por nderkohe interesimi per te ka qene dhe nga disa ekipe te huaja teksa per njefare periudhe ka qene ne prove tek Akademia e Valencias ne Spanje, e po ashtu per te ka shfaqur interes edhe Legia e Varshaves. Por fakti qe eshte nen 18 vjeç, e ben te pamundur per momentin firmosjen me keto ekipe ngaqe eshte edhe ekstra- komunitar.
Ne keto rrethana, lojtari duke u keshilluar edhe me familjaret e tij, por edhe me menaxherin Bruno Dodi, kane vendosur qe per momentin te jene pjese e Tiranes. Drejtuesit e kesaj te fundit kane kohe qe kane shfaqur interes per ta patur ne rradhet e tyre duke ia njohur aftesite qe ai ka.
Kete e tregon me se miri edhe fakti qe Kallmeti nuk do te luaje me ekipin U19 sipas rregullave, por me ate U21, me te cilin tashme eshte federuar dhe do te nise te luaje qe kete jave ne ndeshjet e javes se pare te kampionatit.
Specialistet e futbollit flasin shume mire per Hamit Kallmetin. Luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe dallohet per vizionin e lojes, tekniken e larte dhe shikimin periferik. Elemente keto qe e bejne ate te jete nje futbollist modern dhe i kerkuar ne treg. Menaxheri Bruno Dodi per gazeten “Shkodra Sport” ben te ditur se ky djalosh ka nje te ardhme te sigurte perpara dhe shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne nje nga kampionatet e njohura te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/