Laçi nen drejtimin e trajnerit Armando Cungu prej dy javesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri te futbollit shqiptar dhe çdo gje duket se po shkon sipas parashikimeve. Te pakten nga sa shihet deri tani, kurbinasit ashtu si dhe sezonin e kaluar edhe kete here do t’i japin prioritet elementit te ri.

Pikerisht per kete arsye drejtuesit e klubit kane ofruar prane ekipit te pare nje tjeter element te ri dhe me shume perspektive. Behet fjale per shkodranin Argent Delaj. Ai eshte i datelindjes 2007, pra vetem 17 vjeç por kreret e klubit laçian shohin tek ai nje vlerat e nje futbollisti te talentuar dhe prandaj e kane ofruar prej disa ditesh ne ekip.

Delaj ne fakt iu bashkua qe sezonin e kaluar Laçit, pas bashkepunimit te “Djelmnia shkodrane” me kete klub bashke me disa futbolliste te tjere, por edhe trajnerin Arber Shytani qe drejtoi ekipin U19 dhe mbrojtesi shtatelarte ka spikatur me paraqitjet e tij pavaresisht moshes shume te re.

Pikerisht per kete arsye, presidenti Laska u ka kerkuar drejtuesve te Akademise ta kalojne tek ekipi i pare dhe si rrjedhoje Argent Delaj eshte vene ne dispozicion te trajnerit Armando Cungu. Ai ka nje shtatelartesi per t’u admiruar dhe pozicioni i tij eshte ai i qendermbrojtesit te djathte. Tek Laçi po investojne tek ky futbollist sepse e shohin si nje element prej te cilit neser a pasneser mund te kene edhe perfitime financiare./www.shkodrasport.com/